Macroni nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

14 gusht 2022 | 15:03

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nënshkruar protokollin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, ka njoftuar pallati Elysee.

Më herët, parlamenti francez kishte miratuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën e mbrojtjes.

Suedia dhe Finlanda kanë qenë partnerë të NATO-s për një kohë të gjatë, por qëndruan larg anëtarësimit të plotë për dekada.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, ata ndryshuan kurs.

Përpara se protokollet e anëtarësimit të hyjnë në fuqi, ato duhet të ratifikohen nga të 30 vendet anëtare të NATO-s.

Gjermania dhe shumë shtete të tjera kanë dhënë tashmë miratimin e tyre. /DPA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur pas fitores së…