Macroni: Nuk dorëhiqem, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve
11 qershor 2024
| 16:47
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve evropiane, pas të cilave vendosi të shpallte zgjedhjet e parakohshme në vend.
Presidenti francez është pyetur se çfarë do të bëjë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN), në rast fitoreje elektorale, kërkon dorëheqjen e tij.
“Nuk është RN që përcakton Kushtetutën, as fryma e saj. Institucionet janë të qarta, qëndrimi i presidentit po ashtu, cilido qoftë rezultati. Për mua është e paprekshme”, ka thënë Macroni.