Macroni: Përshkallëzimi i fjalëve mund ta pengojë armëpushimin

27 mars 2022 | 14:39

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është kundër përshkallëzimit verbal të luftës në Ukrainë, një ditë pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden e ka përshkruar liderin rus, Vladimir Putin si kasap, duke thënë ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet.

Macroni u ka thënë mediave franceze se qëllimi ishte një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse.

Ai ka thënë se kjo nuk do të ishte e mundur me një përshkallëzim përmes fjalëve apo veprimeve, raporton “BBC”.

Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden është duke bërë thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi.

Ndryshe, Macron ka mbajtur komunikim me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë dhe ka thënë se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku, ka thënë se kërcënimi i një konflikti global…