Macroni po e ‘konsideron’ një vizitë tjetër në ShBA bashkë me Zelenskyn dhe Starmer

05 mars 2025 | 13:24

Presidenti francez, Emmanuel Macron po mendon të bëjë një vizitë tjetër në ShBA për të takuar presidentin amerikan Donald Trump së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, tha një zëdhënëse e qeverisë franceze.

Franca dhe Britania e Madhe kanë qenë në krye të përgjigjes së Europës ndaj krizës diplomatike midis ShBA-së dhe Ukrainës, pasi bisedimet e tensionuara midis Trump dhe Zelenskyy u ndërprenë të premten e kaluar, shkruan “The Guardian”.

Duke folur pas takimit javor të kabinetit francez, zëdhënësja e qeverisë franceze Sophie Primas u tha gazetarëve: “Po konsiderohet që presidenti Macron mund të kthehet në Uashington me presidentin Zelenskyy dhe me kryeministrin britanik”.

Më pas, ajo u pyet se kur mund të ndodhte vizita dhe se e kujt ishte ideja e kësaj vizite.

Në përgjigje, Primas tha se këto informata do të jepen “në të ardhmen e afërt” dhe tha se besonte se takimi ishte një iniciativë franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, heroizmit dhe…