Macroni: Protestat e qytetarëve më ndryshuan për të mirë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar se kriza me lëvizjen jopolitike “Xhaketat e Verdha” në disa mënyra ishte e mirë për të, sepse kjo e shtyu atë të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj francezëve.
“Në një farë mënyre, situata me Xhaketat e Verdha ishte shumë e mirë për mua…sepse ata më kujtuan atë që duhet të bëja”, ka thënë Macron në një intervistë për “US Times”.
“Unë me siguri kam dhënë përshtypjen se kam dashur reforma kundër njerëzve. Ndonjëherë padurimi im interpretohet si padurim me francezët, gjë që nuk është kështu”, është shprehur Macron.
Presidenti francez ka shtuar se ai është në gjysmë të mandatit të tij pesëvjeçar dhe është në fazën midis kërkesës për reformave dhe dhënies së rezultateve.
Protestat në Francë filluan në nëntor të vitit të kaluar dhe vazhduan për muaj të tërë. Ato nisën pas pakënaqësive për rritjen e çmimit të karburanteve, por vazhduan edhe për pakënaqësi të tjera ndaj politikave të Qeverisë së Macronit.