Macroni, Ramës: Zëri juaj është i çmuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

12 prill 2024 | 16:25

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka pasur fjalë të mëdha për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit që kishte me të në Paris.

Macroni e ka përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, Macroni ka thënë se zëri i Edi Ramës është shumë i çmuar.

“Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona të sotme do të lejojnë të vazhdojmë në këtë rrugë… për të forcuar partneritetin tonë në të gjitha fushat”, ka thënë Macroni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci e Besa Famgas do të takohen në gjysmëfinale të…