Macroni: Samiti i Tiranës, moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

06 dhjetor 2022 | 12:35

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në Tiranë, ka deklaruar para gazetarëve se ky është një moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Është një moment mjaft i rëndësishëm, kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet BE-Ballkan Perëndimor për energjinë dhe integrimin”.

“Do të kemi mundësi që me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë”, ka thënë Macroni. /A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e tretë në Ligën Unike të Femrave do të…