Macroni: Tensionet në Kosovë janë qetësuar pak, nuk shqetësohem për rifillim të konfliktit

16 nëntor 2023 | 13:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Në një takim që dyshja kanë zhvilluar me studentë të Universitetit të Lozanës (UNIL) në mes të shumë temave është folur edhe për Kosovën, sipas “24heures”.

Nga audienca, Macroni ka pasur një pyetje për tensionet në veri të Kosovës.

“Janë qetësuar paksa tani”, ka thënë ai, duke shtuar se shpreson që liderët e dy vendeve, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqi do ta pranojnë planin e hartuar.

Megjithatë, presidenti francez, ka thënë  se frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, ka thënë Macroni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Volejbollit të Kosovës, të enjten ka pasur mysafirë…