Macroni vlerëson reagimin institucional dhe të qytetarëve të Kosovës pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

19 nëntor 2020 | 16:10

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku kanë biseduar për situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave të para nga Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit Hoti, është thënë se Macroni ka vlerësuar reagimin institucional dhe të qytetarëve të Kosovës pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë sa i takon procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, në njoftim është thënë se “kryeministri Hoti dhe presidenti Macron, u dakorduan që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve”.

Hoti dhe Macroni kanë biseduar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Ata janë pajtuar që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut.

Zyra e kryeministrit Hoti ka njoftuar se presidenti Macron, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për vizituar Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka një marrëveshje për…