Madagaskari prezanton sot ilaçin bimor kundër Covid-19
Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, njoftoi se sot do të prezantojnë ilaçin bimor parandalues dhe mjekues, të cilin e kanë zhvilluar kundër koronavirusit të ri, COVID-19.
Rajoelina theksoi se “Covid Organics” përbëhet nga shumë barëra shëruese në mesin e të cilëve edhe “gjethe pelini” që njihen edhe si bima artemisia. Presidenti i vendit njoftoi se menjëherë do të fillojnë me prodhimin serik të ilaçit, duke shtuar se artemisia është e njohur në botën mjekësore për trajtimin e malaries.
Ai bëri të ditur se karantina që përfshinte shumë qytete përfshirë edhe kryeqytetin Antananarivo do të hiqet, ndërsa ora policore mes 21:00 dhe 04:00 do të vazhdojë. Në vend nuk ka humbur jetën asnjë persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 83 raste, prej të cilëve 39 janë shëruar.
Artemisia i solli çmimin Nobel mjekut kinez
Artemisia e cila nga shkencëtarët kinezë u përdor për trajtim p, gjatë kohës testohet në laborator.
Së fundmi mjeku kinez Youyou Tu për arsye se zbuloi dhe pastroi substancën e artemisisë që ka një efekt të lartë shkatërrues në trajtimin e malaries, fitoi çmimin Nobel në vitin 2015. /AA/