Madanaj, Rrypaj dhe Rracaj të mobilizuar për t’i sjellë një rezultat të madh Nismës më 6 tetor
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, kandidati për deputet Haxhi Shala dhe kandidatë tjerë për deputetë të Nismës nga rajoni i Gjakovës, ka takuar anëtarët e nëndegës së Nismës Socialdemokrate në Madanaj, Rrypaj dhe Rracaj.
“Nga ky takim pamë se fryma e Nismës Socialdemokrate po shtrihet në çdo fshat e lagje të Komunës së Gjakovës. Në këtë takim u theksua se Kosovës i duhet ndryshimi përmes programit socialdemokrat të Nismës. Ka ardhur koha që vendi të qeveriset nga koalicioni Nisma-AKR-PD me kryeministër Fatmir Limaj”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se edhe anëtarët e nëndegës së Nismës Socialdemokrate në Madanaj, Rrypaj dhe Rracaj konfirmuan në këtë takim se janë mobilizuar si asnjëherë më parë për t’i sjellë një rezultat të madh Nismës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
/Epoka e re/