Madeleine Albright nderohet me “Urdhrin e Lirisë”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”.
Me këtë rast, mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.
“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorisnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që ShBA-të ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, ka thënë Albright.
Presidenti Thaçi ka thënë se ish-sekretarja e ShBA-së, Madeline Albright, me këmbëngulësinë e saj bashkoi dhe mobilizoi krejt botën për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.
/Epoka e re/