Madona: “Instagram”-i i bënë njerëzit të ndihen keq
17 qershor 2019
| 10:57
Madona ka kritikuar rrjetin social “Instagram”, duke thënë se skllavëron njerëzit në përpjekje për ta marrë miratimin e të tjerëve.
Ndërhyrja e këngëtares së popit, që ka rreth 14 milionë ndjekës në platformën e ndarjes së fotografive, vjen në mesin e një fokusi në rritje te pasojat e dëmshme që “Instagrami” mund të ketë, veçanërisht te të rinjtë.
“Ti gjendesh duke krahasuar veten me të tjerët. A duhet të jetë kështu, të veprosh kështu, të dukesh kështu?. Unë mendoj se ‘Instagram’-i i bënë njerëzit të ndihen keq”, ka thënë ajo për “the Sun”.