Madonna bëhet xheloze për Beyonce?
Madonna bëhet xheloze për Beyonce?Madonna, e cila festoi 65-vjetorin e lindjes në Portugali, javën e kaluar, do të jetë sërish në turne deri prillin e vitit tjetër, me 78 koncerte në mbarë botën.
Pyetja që po qarkullon së tepërmi është: A është e mundur kjo? A mundet ajo të realizojë një turne në këtë moshë?
Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja përfundoi në spital për shkak të një infeksioni bakterial. Ajo e kaloi kaq keq këtë infeksion, aq sa fëmijët e saj në një pikë menduan se nuk do mund t’ia dilte.
Doktorët e kishin urdhëruar të mos punonte derisa ta merrte veten plotësisht por duket se artistja nuk mundet të rrijë dot pa muzikën dhe këtë javë ka zbuluar planet se ajo do të kthehet në skenën botërore.
Sipas thashetheme që qarkullojnë, Madonna, e cila njihet për sherret me këngëtaret femra, është e dëshpëruar që t’i tregojë Beyonce se kush krijon më shumë atmosferë nëpër koncerte. Artistja me famë botërore përflitet se ka një xhelozi të madhe për sukseset e Beyonce.