Madonna censurohet nga “Instagram”-i për përhapjen e informacionit të rremë

29 korrik 2020 | 16:33

Ylli i Pop-it, Madonna është censuruar nga “Instagram”-i, pasi ka ndarë një video në lidhje me një teori konspirative për virusin.

Në postimin e saj, këngëtarja pretendon se është gjetur një vaksinë për Covid-19, por po fshihet për të lënë të pasurit të vazhdojnë të pasurohen.

“Instagram” iu referua videos si “Informacion i rremë” dhe pak më vonë u fshi nga “Instagrami” i Madonnës.

Por kjo nuk i ndaloi reagimet e fansave, të cilët u shprehën se kjo është çmenduri. Disa ndjekës të tjerë hodhën idenë se faqja e saj mund të jetë hakuar.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ngre pretendime të tilla në lidhje me virusin./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1300-vjeçare në…