Madonna lesbike? 64-vjeçarja bën deklaratën e fortë (VIDEO)
Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale. 64-vjeçarja u bë pjesë e një trendi të ri viral në “TikTok”, ku la të kuptohet se është lesbike.
Madonna postoi një video të saj ku ndodhej në tualet dhe shfaqet duke u përpjekur që të hidhte një palë mbathje rozë në koshin e plehrave.
“Nëse nuk i hedh dot (në kosh), unë jam homoseksual!”, shkruante Madonna, nëna e gjashtë fëmijëve. Video në fjalë grumbulloi 1.3 milionë shikime vetëm në 1 orë.
Këngëtarja i lëshon mbathjet në tokë duke mos e kapur koshin dhe më pas i hedh një vështrim kamerës duke hedhur dorën në ajër.
Është e paqartë nëse këngëtarja e famshme thjesht po bënte shaka apo po bënte një deklaratë për seksualitetin e saj.
Ndërkohë kujtojmë se Madonna ka qenë në lidhje vetëm me burra, duke përfshirë Tupac Shakur, Vanilla Ice dhe Dennis Rodman. Këngëtarja ka qenë e martuar dy herëme Sean Penn (1985-1989) dhe dekada më vonë me producentin hollivudian Guy Ritchie, me të cilin mirëpriti djalin Rocco, 22 vjeç. Ajo gjithashtu kishte një lidhje me balerinin Carlos Leon, babai i vajzës së saj Lourdes, 25 vjeç.
Ndonëse ajo kurrë nuk është përfolur për lidhje me ndonjë grua, bujë bëri momenti kur Madonna puthi Britney Spears dhe Christina Aguilera në vitin 2003 në MTV Video Music Awards.
Madonna dhe Britney rikrijuan gjithashtu puthjen e tyre në dasmën surprizë të këngëtares me Sam Asghari në qershor, duke shpërndarë një foto në rrjetet sociale.
Mbretëresha e pop-it ndau gjithashtu foto të saj duke puthur dy gra në pjesën e pasme të një makine ndërsa festonte ditëlindjen e saj të 64-të në Itali.
Në vitin 2008, Madonna mahniti një grup fansash gjatë një shfaqjeje të veçantë private duke shijuar një puthje me një nga kërcimtaret e saj mbështetëse.