Madonna ndan pamje nga ditëlindja e 62-të, shihet pranë të dashurit 26-vjeçar
20 gusht 2020
| 14:15
Këngëtarja Madonna së fundmi e ka festuar ditëlindjen e 62-të. Ajo zgjodhi Xhamajkën për t’u argëtuar me miqtë dhe të dashurin 26-vjeçar.
Pas fotos ku shihej me një pjatë marijuanë, Madonna tashmë e ka ndarë një video ku shkëput çastet e këndshme nga ajo mbrëmje.
“Festa e Ditëlindjes vazhdon në Xhamajka”, ka shkruar ajo. Urimet ishin të shumta dhe dhuratat nuk kanë munguar.