Madonna thotë se ishte infektuar me koronavirus gjatë turneut
Mbretëresha e pop-it Madonna ka pohuar se ajo kishte koronavirusin, derisa ishte në turneun e saj botëror “Madame X”, i cili ishte anuluar për shkak se këngëtarja pësoi një dëmtim të gjurit.
Turneu përfundoi tre ditë para datës së planifikuar për ta përmbyllur, pasi edhe qeveria franceze njoftoi ndalimin e tubimeve të më shumë se 1.000 personave, për ta evituar përhapjen e Covid-19.
“Unë nuk jam e sëmurë aktualisht”, ka deklaruar Madonna në “Instagram” duke treguar për gjendjen e saj. “Kur del pozitive në testet për antitrupa, kjo do të thotë që e kishe virusin, që ma bëri të qartë se e kisha pasi isha sëmurë në fund të turneut tim në Paris, mbi 7 javë më parë”, ka deklaruar ajo.
Këngëtarja tha se bashkë me artistët e tjerë dhe valltarët e koncertit, menduan se kishin një grip shumë të keq.
Postimi i saj erdhi pasi tregoi ndihmën e saj në mbledhjen e parave për të gjetur një vaksinë për sëmundjen./ DailyMail/