Madonna uron Kimin me foto provokuese
22 tetor 2020
| 13:53
Ikona e muzikës Madonna ka publikuar disa fotografi të nxehta, me yllin e “reality show” Kim Kardashian.
Madonna 62 vjeçare ka postuar foto nga viti 2018, ku duket e veshur me një korse lëkure së bashku me Kim Kardashin e cila kishte flokët ngjyrë rozë pastel dhe mbante një fustan të ngushtë, ndërsa kishte nxjerrë gjuhën jashtë.
Dyshja e famshme janë mike për vite me radhë dhe fotografitë e shpërndara nga Madonna vijnë për të uruar Kim në ditën e lindjes së saj, e cila mbrëmë festoi 40 vjetorin.