Maduro falënderon ushtrinë për besnikërinë ndaj tij
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falënderuar forcat e armatosura për qëndrimin besnik dhe luftimin e grusht-shtetit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe lideri opozitar, Juan Guaido.
Gjatë një tubimi, Maduro ka thënë se ndërprerja e energjisë në Venezuelë vjen si pasojë e sulmeve kibernetike nga opozita. Fjalimi i tij erdhi pas protestave të mëdha në vend.
Në qytetin Karakas, disa mbështetës të Guaidos u përleshën me policinë.
Maduro ka fituar mbështetjen e ushtrisë dhe aleatëve të ngushtë, Rusisë dhe Kinës, që nga momenti kur Guaido e ka shpallur veten president më 23 janar.
Qeveria e Maduros është duke u bërë çdo herë e më izoluar pasi shtetet të ndryshme e fajësojnë për krizë ekonomike që ka detyruar më shumë se 3 milionë persona të largohen nga Venezuela.