Mafia energjetike në Ballkan nuk e lë Kosovën me u zhvillu

26 dhjetor 2024 | 08:24

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në “Click” të RTV21 tha se krizat energjetike janë me ja mbush arkën Serbisë me buxhet të Kosovës.

”Pse Kurti nuk po shkon ne KEK me prodhu rrymën e mos me ble në Serbi,  lidhjet e shkurta me Serbinë drejt rrymës, krjet këto krizat energjetike janë me ja mbush arkën Serbisë me buxhet të Kosovës na me pagu ata zotnitë me fitu”, tha Haradinaj.

Ai tutje ka shtuar se mafia energjetike në ballkan nuk e len Kosovën me u zhvillu.

”Ne kemi fuqi prodhim të energjisë gjatë verës duhet me pas marrëveshje me Shqipërinë, por mafia energjetike në ballkan që 10 vite e knej nuk e len Kosovën me u zhvillu”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët…