Mafiozët serbë dhe bullgarët marrin peng bosin e drogës për llogari të kartelit kolumbian, kërkojnë miliona euro për lirinë e tij
Një 43-vjeçar është marrë peng në Afrikën e Jugut, për llogari të një karteli kolumbian që kërkon miliona eruo për ta lënë të lirë.
Sipas medieve vendase, Peter Jaggers, i konsideruar si bosi i shpërndarjes së drogës në Cape Town, u zhduk pak ditë më parë kur zbriti në aeroport, për të mos u parë më.
Sipas dëshmive, ai u mor peng nga serbë dhe bullgarë, që dyshohet se kanë vepruar për llogari të kartelit kolumbian.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me humbjen e një ngarkese të madhe kokaine, një muaj më parë teksa një anije peshkimi u raportua se kishte pësuar defekt.
Pengmarrësit raportohet se i kanë dërguar një fotografi të 43-vjeçarit familjarëve, si dhe një mesazh zanor ku u thuhet se ai është “rrugës drejt Amerikës së Jugut”, dhe kanë kohë 1 javë të kryejnë një pagesë të majme multimilionëshe për ta lënë të lirë.