Mafiozi Genovez “Tony Cakes”, vdes nga një aksident në Brooklyn
Antonio Conigliaro, një ish kapiten 86-vjeçar i familjes së krimit e njohur si Mafia Genovese, në Nju Jork, me nofkën “Tony Cakes” dhe “Tony the Dessert Man”, humbi jetën tragjikisht javën e kaluar në Brooklyn.
Ai u godit për vdekje nga një kamion i Departamentit të Transportit të Nju Jorku, teksa po kalonte një rrugë shumë afër shtëpisë së tij më 12 qershor, kështu të paktën thanë autoritetet njujorkeze.
NYPD raportoi se Antonio Conigliaro, 86 vjeç, po kalonte në këmbë rrugën Dahlgren Place kundër një sinjali “Don’t walk- Mos ec”, kur një shofer 31-vjeçar i cili drejtonte në një kamion Ford F550, të departamentit të mirëmbajtjes së qytetit, duke vozitur në dritë jeshile, e goditi atë.
Conigliaro u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet .
Po ashtu ata thanë se shoferi ka qenë i pranishëm në vendngjarje, në momentin kur erdhi policia ndërsa sipas njoftimeve të policisë shoferi nuk është arrestuar, megjithse hetimet po vazhdojnë.
Media njujorkeze në lajmet e kronikës thotë se Conigliaro, ishte një emigrant i hershem italian në Brooklyn, i cili trashëgoi nga prindërit një dyqan buke dhe të ëmbëlsirave me shumicë, duke shitur buk dhe ëmbëlsira në të gjithë qytetin e Nju Jorkut. Ndërsa brenda shitores së tij ai ka edhe një vitrinë (banak qelqi) me specialitete italiane të qumështit si pasta në akull dhe akulloret e famshme Italiane.
Po ashtu simbas medias njujorkeze thuhet sesa herë ka pasur gjyqe të kapove të mafias në Nju Jork, duke përfshirë edhe gjyqin e famshëm të John Goti kryemafiozit që vdiq në qeli, ai është akuzuar dhe thirrur si deshmitar, mirëpo, Canigliaro u arrestua dhe u akuzua nga prokurorët federalë në 2005 direkt sepse ai shërbeu si ushtar në familjen e krimit Genovese, por nuk u dënua me burg, u dënua me probtion vendosjen e dedektorit(unazës së hekurt me sinjalizues) në këmbë.