Magani nuk rikthehet në Kosovë, qëndron në Shqipëri
04 gusht 2019
| 15:14
Besa e Kavajës e ka mohuar lajmin se trajneri i tyre, Gugash Magani do të rikthehet në Kosovë për të marrë drejtimin e skuadrës së Feronikelit.
“Duke marrë shkas nga lajmet e ndryshme dhe të pavërteta të disa portaleve , FC Besa kërkon të informojë publikun shqipfolës që Gugash Magani dhe stafi i tij kanë një kontratë bashkëpunimi dhe për sezonin në vazhdim. Trajneri është pjesë i projektit të ri për të rikthyer klubin në elitën ku i takon”, thuhej në njoftimin e Besës.