Magani përforcon Feronikelin
31 maj 2018
| 16:15
Feronikeli ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, i cili është lojtari nga Shqipëria, Artur Magani, që sezonin e kaluar ishte edhe një ndër golashënuesit më të mirë në Superligë.
Pas një sezoni të suksesshëm të kaluar në skuadrën e Lirisë, Magani i është bashkuar klubit tonë për të forcuar edhe më shumë lojën dhe për t’u bërë gati për sezonin e ardhshëm në luftën e padisktueshne për titull. Më parë Magani ka luajtur edhe për Shkumbini Peqin, Gramshin, Kamzan dhe Teutën e Durrësit.