Magani te Trepça ’89, për titullin e kampionit
Gugash Magani është zyrtarisht trajner i Trepçës ‘89 në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Pasi u largua nga Teuta për shkak të ecurisë së dobët, trajneri peqinas do ta vijojë karrierën në futbollin e Kosovës, aty ku drejtojnë aktualisht edhe Bledi Shkëmbi dhe Mirel Josa. Magani do të punojë bashkë me Sabit Osmanin, Klodian Dervishin dhe Enver Salihun.
Presidenti Abedin Zeka pritet të mbyllë shumë shpejt çështjen e akomodimit gjatë fazës përgatitore të janarit, që do të zhvillohet në Turqi, ndërsa në ditët në vijim do të bëhen të ditur edhe emra e kundërshtarë në miqësoret që do të zhvillohen në Antalia, raporton “Supersport”.
Trepça ’89 synon të mbrojë titullin kampion me Maganin trajner, ndërsa aktualisht ndodhet ne vendin e 7-të me 27 pikë, 7 më pak se Llapi kryesues.