Magathi refuzon ofertën e Kosovës
21 shkurt 2022
| 13:52
Trajneri gjerman Felix Magath ka bërë me dije se e ka refuzuar ofertën e Federatës së Futbollit të Kosovës për postin e trajnerit në Përfaqësuesen e Kosovës. Në një intervistë për “kicker”, 68-vjeçari thotë se mund ta kishte nisur një aventurë në Kosovë, por në fund e hodhi poshtë ofertën.
“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Në punë ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë. Unë i di kufijtë e mi si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat”, ka thënë Magath.