Magic Johnson: Ja si e binda LeBron Jamesin të vijë te Lakersi
“Takimin me LeBron Jamesin e kishim lënë në orën 21:01, por vajta një orë më herët. Ky ishte takimi im më i rëndësishëm si drejtues i Lakersit dhe nuk doja të dështoja, pasi kisha muaj që përgatitesha për këtë takim me LeBron Jamesin”, ka thënë Magic Johnsoni, një legjendë e NBA-s dhe e Lakersave, tashmë në postin e drejtorit sportiv të ekipit kalifornian.
Takimi është zhvilluar në zonën e Brentwood, në Los Anxhelos, pak metra larg shtëpisë që “King James” ka në këtë qytet. “Kam qëndruar në makinë derisa erdhi ora dhe më pas i tregova për gjithçka që donte të dinte”, ka deklaruar Johnson.
“Që në momentin që hyra në derën e shtëpisë së LeBron pati një sintoni mes nesh. Jemi të ngjashëm, pasi jemi rritur në varfëri, të dyve na pëlqen të fitojmë dhe kemi treguar një basketboll në nivele të jashtëzakonshëm. LeBroni është një nga basketbollistët më inteligjent që kam takuar, si Kobe, Michael Jordan apo Larry Bird. Ai e njihte skuadrën e Lakersit më mirë se unë. E analizoi ‘një për një’ skuadrën dhe më konfirmoi se i pëlqen stili i lojës së trajnerit Luke Walton. Nuk folëm për kontratën, pasi LeBron më kishte ftuar të flisnim për ekipin. Më pas i thashë edhe për blerjet e tjera që do të bënim dhe pranoi të vinte”, ka shtuar Magic.