Magjia e liqeneve shumëngjyrësh të Australisë
09 mars 2018
| 13:27
Nuk bëhet fjalë as për halucinacione dhe as për imazhe të modifikuara në “Photoshop”-it.
Në South Australia ujërat e liqeneve ofrojnë një pamje piktoreske. Janë pesë liqene të tillë, që në këtë sezon ofrojnë një spektakël të vërtetë ngjyrësh, me protagoniste algat dhe atyre që njihen si bakteret e kuqe, ose halobakteret.
Liqeni Eyre ofron të kuqen, të portokalltën dhe ngjyrën e verdhë, ai Albert ruan ngjyrën e kuqe thuajse përgjatë gjithë vitit.