“Magma”, antologji e 30 poeteve shqiptare në gjuhën shqipe dhe angleze

13 shkurt 2022 | 09:03

Këto ditë ka dalë nga shtypi antologjia e poeteve shqiptare “Magma”, e përpiluar nga Vlora Konushevci dhe botuar nga Sh. B. “Littera”, Prishtinë.

Tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare në “Magma”, përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.

antologjia e poeteve shqiptare Magma

Do të gjeni aty poezi nga Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha, Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi, Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha, Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca, Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi, Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.

Konsulentë në përzgjedhjen e autoreve ishin Dije Demiri Frangu, Halil Matoshi dhe Primo Shllaku, redaktor i versionit anglisht Robert Wilton, ndërsa i versionit shqip, Donika Dabishevci.

Librin nga kjo javë e gjeni në librari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reggina e ka fitoi derbin kundër rivalëve kryesorë Crotones. E…