Magneti, mall ‘tërheqës’ për shitësit
05 dhjetor 2023
| 08:05
U shndërrua në mjetin mbase më të kërkuar ditët e fundit.
Magneti, si pajisje nisi të përdoret më shumë për të detektuar monedhat metalike, 2 euroshet falso nga ato origjinale.
Ani se jo shumë efikas për këtë punë, ata megjithatë po blihen nëpër hektari. Si njëfarë detektori për para false, ai u ble edhe nga shitësit ambulant.
Por magnetin si vegël identifikuese dikush një cigareshitës e siguroi në kushte shtëpie. Për këtë arsye po përdoren edhe këso mjete qe gjenden nëpër orendi.
Magnetë të vegjël që po bliheshin për çështjen e parave, Klani hasi edhe në dyqanet ku shumëçka shitet nga 1 euro.