Magowan: Trupat britanike të ‘gatshme’ të luftojnë me ushtrinë ruse

22 nëntor 2024 | 14:35

Zëvendëskreu i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar Rob Magowan, ka thënë se trupat britanikë janë gati të luftojnë me forcat e Vladimir Putinit nëse Rusia do të niste pushtimin e një vendi tjetër evropian pas Ukrainës.

“Unë nuk mendoj se dikush duhet të mendojë se nëse rusët do të pushtonin Evropën Lindore sonte, ne nuk do të luftonim”, ka deklaruar ai.

Deklarata e Magowan, ka ardhur disa orë pasi ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin, ka paralajmëruar se përdorimi i raketave “Storm Shadow” nga Ukraina në territorin rus do të thotë se Britania “tani është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë luftë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë…