Maguire dhe Onana ia sigurojnë Man Unitedit fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

24 tetor 2023 | 23:27

Manchester United ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag mposhti sonte Copenhagen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Djajtë e Kuq” e realizoi Harry Maguire (72’).

Skuadra daneze kishte mundësi që në fundin e ndeshjes të merrte së paku një pikë nga kjo përballje. Megjithatë, goditja nga pika e penalltisë e Jordan Larsson u prit nga Andre Onana.

Manchester United tani ka tri pikë dhe renditet në pozitën e tretë në grup.

Copenhagen është e fundit me vetëm një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë rresht, duke bërë…