
Maguire: Dua të luftoj për vendin tim te Unitedi
Harry Maguire ka folur për situatën në të cilën gjendet në klubin e tij, Manchester United.
“Katër javët e para ishin të vështira sepse ishte një ndeshje në javë dhe trajneri nuk më përzgjodhi, por ne kemi shumë ndeshje që vijnë tani dhe jam i sigurt se do të luajë shumë ndeshje”, ka deklaruar lojtari i “Djajve të Kuq”. Anglezi u shpreh se do të luftojë për një vend titullar në formacionin e United.
“Jam i sigurt se historia vjen tek unë – pasi dua të luaj lojëra, dua të luaj futboll dhe do të luftoj për të”, ka thënë Maguire. Ndërsa ai komentoi edhe për transferimin e tij në West Ham United që nuk ndodhi.
“Ne thjesht nuk arritëm në një marrëveshje. Manchester United ishte i lumtur që unë qëndrova dhe unë isha i lumtur të luftoja për vendin tim. Sa herë që të stërvitem apo të luaj, do të jap gjithçka”, shkruan Fabrizo Romano. Harry Maguire është pjesë e Unitedit që nga viti 2019, i cili erdhi nga Leicester City për 87 milionë euro.