Maguire, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori
02 gusht 2019
| 17:58
Manchester United ka arritur më në fund marrëveshje me Leicester Cityn për shërbimet e Harry Maguire.
“Gjiganti” i mbrojtjes do të transferohet në “Old Trafford”, ndërsa Leicesteri do të përfitojë 85 milionë sterlina (93 milionë euro), derisa asnjë mbrojtës nuk kishte kushtuar kaq shumë më parë. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe diçka e tillë është bërë publike nga “The Telegraph”. 26-vjeçari, i cili është edhe titullar i kombëtares angleze, do të kryejë të shtunën vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me “Djajtë e kuq”.
Maguire bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, duke ia kaluar edhe Van Dijkit, për të cilin Liverpooli pagoi 84.5 milionë euro më pak në verën e vitit 2017 te Sauthemptoni.