Maguire nuk dëshiron të largohet nga Unitedi
Harry Maguire nuk dëshiron të lërë Manchester United këtë verë siç raportojnë mediet angleze. Me mbrojtësin që është i vendosur të luftojë për një vend në formacionin e Erik ten Hag.
Qendërmbrojtësi ka bërë vetëm 16 paraqitje në Premier Ligë gjatë sezonit të parë të Ten Hag në drejtim, shumica prej të cilave të dobëta, dhe pritej që të largohej në javët e ardhshme.
Nga ato paraqitje vetëm në 8 raste Maguire ka qenë titullar, çka nxjerr në pah se mbrojtësi që u ble për 80 milionë paund në 2019, nuk ka të garantuar një vend mes titullarëve.
Në të vërtetë ai ka rrëshqitur pas Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Victor Lindelof në hierarkinë për një vend në formacion. Ndërkohë që edhe Luke Shaw është përzgjedhur para tij. Gjithsesi pavarësisht se e kupton se është i përjashtuar, Maguire preferon të qëndrojë.