Maguire refuzoi Cityn për Unitedin
16 gusht 2019
| 16:18
Harry Maguire e ka refuzuar një ofertë të lartë nga Manchester City vetëm për t’iu bashkuar rivalëve të tyre, Manchester Unitedit. Qendërmbrojtësi anglez u bë mbrojtësi më i shtrenjtë kur u bashkua me “Djajtë e Kuq” nga Leicester City.
Megjithatë, Maguire mund të bëhej edhe njëri nga lojtarët më të paguar në Angli, por edhe në botë nëse nuk do zgjidhte Unitedin, por Cityn.
Sipas mediumit anglez “Daily Star”, anglezi mund të kishte fituar rreth 100 mijë funte më shumë në javë, nëse ai të bashkohej me rivalët e tyre lokal. Kjo pasi City thuhet se i kishte ofruar një pagë rreth 278 mijë funtesh në javë.