
Mahmut Ferati dhe Shaqir Cervadiku i këndojnë Fadil Vokrrit
18 mars 2019
| 12:15
Legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri i është kushtuar edhe një këngë.
“Vokrri n’zemrat tona”, është titulli i këngës nga Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku. Xhirimet e kësaj kënge janë bërë edhe në stadiumin që tash e mbanë emrin e Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë më 9 qershor të vitit të kaluar.
/Epoka e re/