Mahmutaj: ‘Gol’ i vonuar i Osmanit që se shpëton Kosovën nga dëmet e ‘autogolave’ të Kurtit
Muharrem Mahmutaj, ish-këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi, ka komentuar kritikat e sotme të presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se kritikat e sotme të shefes së shtetit janë një gol i vonuar i që se shpëton Kosovën nga dëmet e autogolave të kryeministrit.
Mahmutaj ka shkruar se Osmani është dashur të shënojë me herët ose te paktën ta parandalonte kryeministrin të shënonte autogola.
“Presidentja Osmani me ngjau sot me ata futbollistët qe shënojnë gol në minutën e fundit , pa asnjë vlerë ne rezultat. Goli i sotëm i Presidentes në Parlament ishte i vonuar dhe nuk e shpëton Kosovën nga autogolat dhe humbjet qe kryeministri Kurti i ka shkaktuar Kosoves, brenda dhe jashtë. Presidentja është dashur të shënojë me herët ose te paktën ta parandalonte kryeministrin të shënonte autogola. Për me keq .ndonjëherë , presidentja është bërë pjesë e tifozëve qe i kanë duartrokitur kryeministrit kur bënte gola ne porten e tij. Në zhargonin sportiv gola të vonuar si ky i presidentes quhen gola të nderit. Por edhe këtë gol presidentja më shumë se për të mbrojtur nderin e Kosovës duket se bëri për të mbrojtur nderin dhe pozicionin e saj si presidente”, ka shkruar Mahmutaj në “Facebook”.