Mahmuti: Masakra në Poklek, njëra ndër aktet më të tmerrshme të gjenocidit në Kosovë
Drejtori i qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Polekut të Drenasit.
Mahmuti ka thënë se masakra e Poklekut është njëra ndër aktet më të tmerrshme të gjenocidit në Kosovë.
“Gjenocidi në fshatin Poklek. Sot u bë një çerekshekulli që kur forcat serbe kryen njërin nga aktet më të tmerrshme të gjenocidit në Kosovë: në fshatin Poklek të komunës së Drenasit u vranë 54 fëmijë, gra dhe pleq të famijles Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha, në mesin e tyre 25 fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa 5 ishin foshnje (Lirie Muçolli ishte vetëm gjashtëmuajshe). Më 15 janar të këtij viti, në Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, së bashku me Adnan Asllanin, Behxhet Pllanën, Gani Vlahnën dhe të mbijetuarit e gjenocidit, Fadil e Skender Muqollin, vizituam shtëpinë ku ndodhi krimi – Tani shtëpi muze e dhimbjes kombëtare! Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat e gjenocidit!”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.