Mahmuti pëson humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare
28 qershor 2022
| 22:14
Kreshnik Mahmuti e ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare, pasi është mposhtur edhe nga pingpongisti serb, Marko Jevtoviq.
Ky ballafaqim ndodhi në sportin e pingpongut. Pingpongisti nga Serbia shënoi fitore 4:0 në sete. Për Kreshnik Mahmutin ishte kjo ndeshja e dytë në Grupin 7. Pingpongisti i Kosovës me rezultat të njëjtë e kishte humbur edhe ndeshjen e parë kundër grekut, Ioannis Sgouropoulos.