Mahmuti shpreh falemnderime për dekoratën e ndarë
Ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nga Maqedonia, Bardhyl Mahmuti, i cili është një ndër përsonalitete që mori dekoratë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se në paundësi që të jetë prezentë në Prishtinë, përmes profilit të vet në “Facebook”, ka falemderuar Thaçin, për dekoratën e ndarë në këtë vit jubilar.
Postimi i plotë i Mahmutit në profilin e vet në “Facebook”:
Qofsh i nderuar President Thaçi!
Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dekoroi një numër personalitetesh për kontributin që kanë dhënë për lirinë e Kosovës. Në pamundësi që të jem në Prishtinë në këtë vit jubilar, shfrytëzoj rastin që edhe përmes këtij postimi në “Facebook”, ta falënderoj për dekoratën.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti