Mahnitëse, artisti dhjetëvjeçar që krijon piktura super reale
01 korrik 2018
| 13:50
Kareem Waris Olamilekan është një dhjetëvjeçar nigerian. Ai është një artist me plane të mëdha, i cili frymëzohet nga artistët Michelangelo dhe Arinze Stanley Egbengëu.
Për “BBC”, ai ka treguar se ka nisur të vizatojë në moshën gjashtëvjeçare. “Unë vizatoj miqtë e mi, personazhet e kartonëve, ilustrimet nga librat me figura, apo gazetat”, ka thënë Olamilekan.