“Mahnitëse dhe të lë pa frymë” Fansat e dashurojnë, por në fotot e influencueses ka diçka që nuk shkon
Industria e influencueseve prej disa kohësh po lulëzon dhe shumë të rinj aspirojnë që të punojnë në rrjetet sociale, por nuk është edhe aq e lehtë, e madje ka disa që edhe mund të mashtrojnë.
Milla ka një llogari të verifikuar në “Twitter”, ku e quan veten një 19-vjeçare nga Helsinki i Finlandës.
Bukuroshja bionde, e cila ka 8200 ndjekës, poston foto nga pushimet e saj luksoze në Greqi, Bora Bora dhe Monako.
Por nëse i shikon me vëmendje këto imazhe, me siguri do të kuptoni se diçka nuk shkon me to, e janë shumë të bukura për të qenë të vërteta.
Në biografinë e saj, ajo pranon se është një ‘vajzë vrituale’, pra është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.
E disa as nuk e vënë re ndryshimin dhe i lënë komente të shumta të tipit: “Ti dukesh e mrekullueshme, e mahnitshme, e bukur, mahnitëse dhe të lë pa frymë”.
Megjithatë, të tjerët ishin më skeptikë për modelin e AI. Një përdorues i “Twitter theksoi”: “Të gjitha komentet që e komplimentojnë atë… shumë keq për ty”.