Mahrezi nuk largohet nga Manchester City
14 maj 2019
| 13:38
Futbollisti Riyad Mahrez nuk do të largohet gjatë verës nga Manchester City edhe përkundër asaj se nuk po luan rregullisht.
Kohët e fundit është folur për një largim të tij nga City, por ish-futbollisti i Leicester Cityt dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës nga “Etihad Stadium” dhe në edicionin e ri të fitoj besimin e plotë të trajnerit, Pep Guardiola.
Mahrezi shënoi njëri nga golat e fitores se Manchester Cityt në ndeshjen e fundit ndaj Brightonit.
/Epoka e re/