Mahrezi transferohet te Al Ahli

28 korrik 2023 | 14:41

Sulmuesi anësor algjerian, Riyad Mahrez, ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Manchester City te klubi saudit i Al Hilal.

32-vjeçari, pas një karriere të suksesshme në Premier League me Leicester dhe Manchester City, tashmë do të vazhdojë aventurën e tij futbollistike në Arabinë Saudite, aty ku do të gjejë shumë kolegë të tijtë nga Evropa.

Në 236 ndeshje me City, Mahrez ka shënuar 78 gola, ka asistuar 59 herë dhe ka fituar 11 trofe. City përfitoi 30 milionë paund nga shitja e tij dhe Mahrezi do të ketë një kontratë deri në qershor 2027.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 249 persona kanë humbur jetën në katër muajt…