Maiconi rikthehet në Itali

14 dhjetor 2020 | 11:02

Pas më shumë se katër vjetësh, mbrojtësi brazilian Maicon Douglas rikthehet në Itali, këtë herë për të luajtur me klubin modest të Sonas, që militon në Serinë D, apo kategorinë e katërt italiane.

Rikthimi i 39-vjeçarit në Itali ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga drejtori sportiv i Sona-s, Claudio Ferrarese. Mbrojtësi Brazilian mbërriti për herë të parë në Itali në verën e 2006-s, kur kishte 25 vjet mbi shpinë dhe iu bashkua skuadrës së Interit, fanellën e të cilit e mbajti veshur për 6 sezone.

Në verën e 2012-s Maicon u transferua tek anglezët e Manchester Cityt, ku qëndroi vetëm një sezon dhe u rikthyer sërish në Serinë A, këtë herë për ta veshur fanellën e Romës, ku qëndroi për 3 sezone, sepse më 2016-n u rikthye në Brazil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22-vjetorin e…