Maignan, gati për derbin ndaj Interit
Në një javë shumë të vështirë pas humbjes me Liverpoolin, kontenstimit të tifozëve dhe zërat se Zlatan Ibrahimoviç ka filluar të kërkojë pasardhësin e trajnerit Fonseca, më në fund ka ardhur një lajm i mirë për Milanin.
Sipas mediave italiane, kontrollet fizike dhe testet që ka kryer portieri Mike Maignan nuk kanë treguar një dëmtim të rëndë për gardianin francez të kuqezinjve, i cili doli nga fusha e lojës gjatë ndeshjes kundër Liverpulit.
Që sot, ai është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe ka kryer përgatitjet me grupin rregullisht, duke qenë kësisoj i gatshëm për trajnerin për sfidën e të dielës ndaj Interit. Dëmtimi i pësuar gjatë ndeshjes ishte vetëm një traumë e fortë pas përplasjes me Jota e Taremin. Kësisoj, ajo është e rikuperueshme plotësisht dhe portieri pritet të jetë një nga emrat në fushën e lojës në duelin që do të ndezë këtë javë në Serinë A.