
Mainzi shkarkon trajnerin
30 shtator 2020
| 11:33
Në Bundesligë kanë mjaftuar dy ndeshje për t’u shkarkuar dy trajnerë.
Pas Schalkes, që shkarkoi Wagnerit, ishte radha e Mainzit, që largoi nga drejtimi i skuadrës trajnerin Achim Beierlorzer, i cili e mori drejtimin e ekipit nëntorin e vitit të kaluar.
52-vjeçari pagoi kështu dy humbjet në kampionat ndaj Leipzigut dhe Stuttgartit. Për momentin drejtimi i skuadrës i është besuar zëvendëstrajnerit Jan-Moritz Lichte.