Majeni në mend!
Shkruan: Astrit Gashi
Çdo lider politik që ka flirtuar me gazetarë apo figura të dyshimta, sidomos ata që dikur i kanë akuzuar si “kriminelë” apo “zhvatës,” sot e kanë humbur besimin e pjesës më vitale të popullit.
Qytetarët i shohin këto veprime si tradhti të hapur ndaj parimeve dhe vlerave për të cilat u sakrifikuan shumë breza. Kjo është arsyeja pse këta liderë kanë dështuar në ruajtjen e integritetit dhe mbështetjes së tyre.
Populli ka një kujtesë të gjatë dhe nuk harron lehtë. Çdo veprim i politikanëve, sidomos i atyre që dikur përfaqësonin shpresën dhe qëndresën kombëtare, matet me standarde të larta. Për të mbajtur respektin dhe besimin e qytetarëve, liderët duhet të tregohen të kujdesshëm, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave kombëtare që janë themeli i shtetit tonë.
Gjaku i dëshmorëve është një amanet i shenjtë, një barrë morale që nuk lejon devijime. Çdo largim nga ky ideal nuk është vetëm një dështim politik, por edhe një mallkim moral që sjell rënien e pandalshme të atyre që tradhtojnë këto parime. Historia ka treguar se drejtësia morale gjithmonë triumfon mbi kalkulimet e ulëta politike dhe interesat e momentit.
Prandaj, ju liderë politikë, mbajeni mend mirë: mund të bëni kumbare cilindo, mund të bëni aleanca dhe llogaritje të çastit, por kujdes kur shkelni mbi idealet, parimet dhe gjakun e atyre që sakrifikuan për lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Sepse kur tradhtoni këtë amanet, rrëzimi është i pashmangshëm.
Po e thëni dhe do ta thëni qafën keq! Prej mallkimit të popullit nuk ka mercenar, forcë apo pushtet që ju mbron.